Zhan Mishel Aulas konsideron se transferimi eventual i Kilian Mbapes te PSZH-ja mund ta dëmtojë seriozisht futbollin francez. Transfermi i Nejmarit me vlerë prej 222 milionë eurosh për te PSZH-ja, në fakt, i tronditi themelet e Ligës së 1-rë franceze, ndërkohë që klubi francez i lartpërmendur po përgatit një diçka tjetër të ngjajshme. “Në rast se lojtarët më të mirë do të luajnë në një klub të vetëm, atëherë, nuk do të ketë më konkurrencë”, deklaroi Aulasi që ishte kundër ardhjes së Nejmarit te PSZH-ja, duke vazhduar më tej:
“Kur patë ndeshjen e fundit të PSZH-ja në kampionat, a konsideroni se ajo ka nevojë për Mbapen? Në rast se ju grumbulloni lojtarët më të mirë në një klub, atëherë, me të vërtetë, nuk do të ketë më konkurrencë dhe, kështu, do të humbasë motivimi”.
Sfidanti.al