Erdhi konfirmimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës se Kristiano Ronaldo nuk do të luajë në pesë ndeshjet e para të La Ligës spanjolle. Futbollisti portugez nuk është aspak i kënaqur me ketë vendim, duke konsideruar se ai është dënuar me të padrejtë. Reali shpresonte se Federata do ta merrte parasysh ankesën e tij, por ajo nuk e mori parasysh, kështu që Ronaldo nuk do të luajë deri më 20 shtator.
“Unë mendoj se kjo është vetëm një padrejtësi tjetër që më bëhet mua, por ata nuk do të më thyejnë dot, asnjëherë, mua dhe unë do të kthehem akoma edhe më i fortë”, ishin fjalët e Ronaldos mbas dënimit të dhënë.
Sfidanti.al