Një nga sapunadat më të mëdha që u zhvillua gjatë fundsezonit veror të transferimeve, përfundoi dhe si fitues doli Liverpuli anglez. Kutinjo donte që të transferohej për të Barcelona që ofroi 118 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e tij, por kjo, sikurse doli, nuk ishte e majftueshme, pasi trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, nuk donte që ta lëshonte futbollistin brazilian në “Kamp Nou”, kështu që oferta e lartpëmendur u refuzua.
Vetë Kutinjo bëri gjithçka që të transferimi i tij te Barça të realizohej, por, sikurse duket, nuk arriti që të ketë sukses. Është e qartë se Barcelona kishte në dispozicion 222 milionë euro që siguroi nga shitja e Nejmarit, por kryesia e këtij klubi katalonjas tani do të duhet që të mendojë që “t’i prishe” më me racionalizëm këto para të mëdha. Tani që Kutinjo u bë një “mision i pamundur”, duket se Barcelona do t’i përqëndrojë përpjekjet e saj drejt Usman Dembeles së Borusias së Dortmundit, por edhe ai duket se nuk do të jetë ndonjë objektiv i lehtë që të realizohet. Nga ana tjetër, interesante është sesi do të zhvillohen gjërat në relacionin Kutinjo-Liverpul dhe nëse Kutinjo do të jetë përsëri në formacionin e parë të “të kuqve”?
Sfidanti.al