Mbas barazimit të fundit (1-1) të Mançester Sitit me Evertonin, gazetarët arritën që të siguronin një deklaratë nga trajneri i Sitit, Pep Guardiola, lidhur me transferimin eventual të Leo Mesit te “qytetarët”, pasi për një gjë të tillë po spekulohet shumë ditët e fundit. Guardiola nuk iu shmag kësaj teme, megjithëse nuk tha ndonjë gjë konkrete, duke folur më shumë në emër të vetes sesa të klubit. Sidoqoftë, Guardiola e la të hapur mundësinë që Mesi të largohet nga “Kamp Nou”:
“Nuk di se çfarë të them. Ndonjë klub edhe mund ta bëjë këtë, nëse i ka paratë e duhura. Mund edhe të ndodhë”, tha ai. Sikurse dihet, bëhet fjalë për një shumë prej 300 milionë eurosh që, vetkuptohet, do ta thyente menjëherë rekordin e vendosur nga transferimi i Nejmarit te PSZH-ja me vlerë prej 222 milionë eurosh.
Sfidanti.al