Grupi i hakerëve rusë “Fancy Bears” ka publikuar një listë të futbollistëve që kanë pasur një “lejë të veçantë” nga agjencia botërore e antidopingut që të përdorin substanca të ndaluara. Sipas të dhënave, të publikuara nga grupi i lartpërmendur i hakerëve, në kampionatin botëror të futbollit që u zhvillua në Afrikën e Jugut, më 2010, shumë futbollistë dështuan në testet antidoping. Më shumë nga këta ka pasur përfaqësuesja argjentinase: Diego Milito, Karlos Tevez, Huan Sebastian Veron, Gabriel Haince dhe Valter Samuel dolën pozitivë se kishin përdorur betametason.
Gjithsej 23 futbollistë ranë në “provimin” e antidopingut, midis tyre, kuarteti gjerman Mario Gomesh, Hans-Jerg-But, Kristian Tresh e Denis Aogo, dyshja italiane Vinçenco Jakuinta e Mauro Kamoranezi, holandezi Dirk Kajt, si edhe grekët Jorgos Kavelas dhe Pantelis Kapetanos. Hakerat rusë publikuan edhe fajlet përkatës që provojnë se, vetëm më 2015, anekënd botës, 150 futbollistë kishin përdorur substanca të ndaluara, kurse, më 2016, kjo shifër ishte 200.