Lionel Mesi ka mendimin se tani nuk është koha që ai të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, pasi ai do që, fillimisht, të shohë sesi do ta mbyllë klubi katalonjas këtë sezon veror të transferimeve. Largimi i Nejmarit i ka zhgënjyer futbollistin argjentinas dhe të tjerët, kështu që këta të fundit presin ardhjen e përforcimeve të reja cilësore dhe me emra tingëllus, por, kështu sikurse qëndrojnë punët, duket se Barcelona nuk do të jetë në gjendje që të gjejë ndonjë zëvendësues të hajrit për futbollistin e shquar brazilian.
Humbja që i shkaktoi asaj Reali i Madridit në Superkupën spanjolle, e prishi akoma edhe më shumë predispozicionin shpirtëror të klubit katalanjoas. Presidenti i klubit, Bartomeu, e kupton zemërimin e Mesit dhe nuk do që ta nxisë nënshkrimin nga ai të kontratës së re. Ish-presidenti i Barçes Huan Laporta deklaroi se, që Mesi të jetë i kënaqur, Batomeu do të bënte mirë që të jepte dorëheqjen!
Sfidanti.al