Tiago Silvës nuk i pëlqeu një shaka e Nejmarit në stërvitjen e PSG-së

Nejmar ka sjellë një entuziazëm të madh në skuadrën e Paris SG, në klub dhe tek tifozët, por jo gjithkush është në çdo moment i lumtur me të. Madje, ai që u mërzit i pari duket se ishte patrioti i tij, Tiago Silva, pasi ylli i ardhur nga Barcelona nisi të tallej në stërvitje. Fotografët fiksuan momentin kur Nejmar i tërhoqi veshin me shaka mbrojtësit, fytyra e të cilit nuk ishte aspak e qeshur. Jo vetëm kaq, por fotografët fiksuan edhe momentin tjetër kur trajneri Unai Emeri nisi të fliste dhe të jepte udhëzime në stërvitje, ndërsa Nejmar vazhdonte me “lodrën” e tij. Gjithsesi, këto duken “incidente” fare të vogla për klasin e madh që i ka shtuar sulmuesi Paris SG, ndërsa klubi kryeqytetas përgatitet për ndeshjen në kampionat ndaj Sent Etienit.

Sfidanti.al