Alvaro Morata te Celsi për 80 milionë euro,harrojeni Diego Kosten

Celsi, kampion i Anglisë, edhe zyrtarisht, tani, ka një sulmues të ri. Ditën që ekipi do të nisej për turin aziatik, ky klub londinez, në faqen e vet zyrtare, konfirmoi se sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, për shumën prej rreth 80 milionë eurosh u bë pjesëtari i ri i “bluve” të Londrës, duke zëvendësuar, kështu, Diego Kostën. Morata bëhet, kështu, futbollisti spanjoll më i shtrenjtë në histori dhe emri më i shtrenjtë që Celsi ka sjellë në historinë e vet në “Stemford Brixh”.

Në këtë mënyrë, ditën, kur klubi në fjalë bëri të ditur vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Antonio Konte, ky klub i Londrës Veriore zyrtarizoi emrin e ri të 4-t që vjen te kyekip mbas Kabaleros, Rudigerit dhe Bakajakos. Morata është dy herë kampion i Evropës me Realin, por, siodoqoftë, ai ka qenë i “mbyllur” në klubin mbretëror, kështu që ai kërkoi ndërrim të mjedisit. Ai bisedoi me Junajtidin dhe Milanin, por atë e mori Celsi, vetëm dy javë pasi dështoi transferimi i Romelu Lukakut në “Old Traford”. Reali, në fakt, kurrë më parë, nuk ka shitur më shtrenjtë ndonjë lojtar, kurse Morata, kështu, do t’u bakohet Fabregasit, Aspilikuetës, Pedros dhe Alonsos te Celsi “spanjoll”.

Sfidanti.al