Leonardo Bonuçi, pa mbërritur mirë, te Milani nisi që ta prishë atmosferën në dhomën e tij të zhveshjes.Të paktën, kështu njoftojnë disa medime italianë që thonë se ish-mbrojtësi i Juventusit insistoi që të merrte bluzën me nr.19, megjithëse ajo i ishte premtuar Frenk Kesit që, gjithashtu, ka ardhur kohët e fundit te Milani. Kesi e donte bluzën me këtë nr. në shenjë nderimi të të atit të tij që ka vdekur me dt.19 dhe të çdo gol që ai shënon, e feston me një mënyrë të veçantë, për të nderuar kujtimin e të atit.
Bonuçi, në fakt, ka shkaktuar disa probleme edhe te Juventusi,sezonin e kaluar, gjatë të cilit është zënë me trajnerin Masimiliano Alegri, si edhe më bashkëlojtarët Dani Alvesh dhe Andrea Barsali, mbas humbjes së ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve ndaj Realit të Madridit. Ndërkohë, duhet që të theksohet se bashkëlojtarët e tij te Milani nuk janë shumë të gëzuar nga paga mjaft e lartë që atij i është caktuar, por edhe nga fakti që atij iu dha menjëherë shiriti i kapitenit të Milanit, sapo ai erdhi nga ekipi më rival, Juventusi.
Sfidanti.al