Vardari “dehet” me para,qysh tani ka siguruar mbi 1 milion euro

Kampioni i Maqedonisë, Vardari i Shkupit i cili mundi Malmoen e Suedisë në Strumicë, duke kaluar kështu në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve. Kështu, vardarasit, pas një periudhe prej 14 vitesh, arrijnë deri në këtë fazë të konkurrimut më elitar evropian dhe ky sukses i solli arkës së tyre edhe mbi 1 milion euro. Ndërkohë, duket të kihet parasysh se fitorja ndaj Malmoes do të thotë miminumi edhe katër ndeshje evropiane të tjera, pra edhe mjete financiare të tjera.

Të dyja ndeshjet me Zhilinën ose Kopenhagenin do t’i sjellin Vardarit edhe 420 000 euro të tjera, pavarësisht nga rezultati dhe, nëse Vardari do të eliminohet, atëherë, ai do të kalojë në fazën play off të Ligës së Evropës që do t’i sjellin atij edhe 245 000 euro të tjera. Nëse Vardari do të arrijë deri në fazën grupore te Ligës së Kampioneve ose të Ligës së Evropës, atëherë, pjesa e kulaçit do të jetë më e madhe dhe më e ëmbël, por, sidoqoftë, duhet të ecet hap mbas hapi.

Sfidanti.al