Kasano thërret një konferencë shtypi që të njoftojë se do të dalë në “pension”, ndërsa, më pas, ndryshon mendje dhe thotë se do të luajë ende. Me të vërtetë, bëhet fjalë për një figurë të veçantë. Mediumet italianë njoftuan se Kasano, vetëm tetë ditë pasi kishte nënshkruar kontratë me Veronën, tha se kishte ndërruar mendje e do të dilte në “pension” dhe një vendim të tillë ai do të duhej që ta konfirmonte në një konferencë shtypi që kishte thirrur. Erdhën gazetarët, por, në vend që të dëgjonin se ai do të largohej nga fusha e futbollit, dëgjuan se ai kishte vendosur që të luante akoma.
“Pak kohë më parë, kalova një periduhë të vështirë, isha i lodhur dhe zhvillova takim me drejtorin Filip Fusko, të cilit i thashë se dua t’i jap fund”, deklaroi Kasano, por që, menjëherë, të shtontemë pas: “Por, sot, mora vendimin që të vazhdojë ende të luajë. E mendova mirë këtë çështje dhe më ndihmuan shumë bashkëshortja e presidenti i klubit. E di që vendimi që mora për daljen në ‘pension’ ishte i çmendur dhe tani dua vetëm që të zhvilloj një sezon të mirë me Veronën”, tha Kasano