Sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo, me dy golat që shënoi kundër Selta Vigos, duke e udhëhequr Realit e tij drejt një fitoreje (4-1) të re dhe titullit të Primerës spanjollë, arriti një rekord të ri. Kështu, Ronaldo theu edhe një rekord tjetër të pazakontë, ndërsa Reali mundi 4-1 Seltën në fushën e kësaj të fundit. Më dy golat e shënuar në Vigo, Ronaldo u bë golëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore të Evropës. Ai theu rekordin e futbollistit legjendar anglez, Xhejms Grivs, që e mbantë rekordin me 366 gola, të vendosur para 46 vitesh. Kurse Ronaldo ka, tani, në “bagazhin” e tij 367 gola.
Sfidanti.al