Grizman: Juventusi fiton Ligën e Kampioneve dhe Bufoni – “Topin e artë”

Ylli i Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, konsideron se është Juventusi ai që, sivjet, do ta ngrejë lart kupën e Ligës së Kampioneve të Evropës, ndërsa Xhixhi Bufoni do të shpallet si lojtari më i mirë për vitin 2017. Dihet kompleksi që ka Atletiko e Madridit ndaj rivalit të vet qytetës, Realit, kështu që është, pak a shumë, normale që ky ekip të dëshirojë që Ligën e Kampioneve ta fitojë Juventusi.

Sulmuesi i Atletikos, Grizman, ka besimin se kupën në fjalë do ta ngrejnë lart lojtarët e Juventusit dhe “Topin e artë” do ta fitojë portieri juventin, Xhixhi Juventin, ndërsa shpjegoi se përse humbjet në finale janë më të rënda sesa humbjet në gjysmëfinale. “Humbjet në finale të dhëmbin më shumë sesa ato në gjysmëfinale, sepse ju shpresoni se do të ngreni lart kupën, kurse, më pas, ju humbisni dhe kjo, më të vërtetë, është e rëndë”, tha Grizmani.

Sfidanti.al