Zidane dhe Simeone – të njëzëshëm: Asgjë nuk ka mbaruar

Mbas fitores bindëse 3-0 të Realit të Madridit ndaj rivalit qytetës, Atletikos, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve të Evropës, trajnerët e të dy ekipeve madridas konsiderojnë se puna rreth daljes në finalen e madhe ende nuk ka mbaruar. “Ne luajtëm shkëlqyeshëm në ndeshjen e parë dhe rezultati e tregon më së miri këtë. Sidoqoftë, puna e gjysmëfinales ende nuk ka mbaruar dhe Atletiko mund të na krijojë probleme në ‘Visente Kalderon’. Neve nuk do të na përfshijë euforia, sepse kemi akoma detyra për të realizuar. Tani, ne po festojmë, por, qysh nesër, na pret një punë e madhe”, deklaroi mbas ndeshjes Zidane.

Homologu i tij, Diego Simeone, nga ana tjetër sportive, është një optimist i pandreqshëm dhe beson se lojtarët e tij mund të bëjnë mrekulli në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet. “Futbolli është një lojë e mrekullueshme, pasi gjithçka mund të ndodhë. Unë ende mendoj se ne kemi shanse që të dalim në finale. Do të përpiqemi deri në fund, deri në fërshëllimen e fundit të gjyqtarit. Ne jemi Atletiko dhe mund ta bëjmë këtë”, tha Simeone. Ndeshja e kthimit do të luhet më 10 maj në “Visente Kalderon”.

Sfidanti.al