Delet e gjora i thonë bariut të tyre:” Shko përpara dhe kurrë nuk do të na mungojë guximi të të ndjekim”. Edhe i “bariu” i FSHF-së prin gjithnjë në beteja të reja. Kjo e fundit është lufta më e pabarbartë : FSHF, një nga Federatat më lilipute në Europë, i ka shpallur luftë klubeve më të mëdha të Europës, Barcelonës dhe Realit të Madridit. E paskan ato fajin që stadiumet tona janë drangull fare? Jo, jo kanë bërë diçka më të zezë! Duan të krijojnë Super Ligën Europiane, troç muhabeti t’i marrin “bukën e gojës” UEFA-s. Dhe UEFA, e cila është “nona plot me gjona” për ne… del jashtë loje . Një herë na dënon 10 vite dhe një herë na gëzon deri ne marrezi , kur e merr për vete “birin e shenjtë”, presidentin tonë…
..Dikush mund të tollovitet : po ne ç‘dreqin kemi kundër peshkaqenëve të futbollit ? FSHF gjithë këto ditë festash ka dërguar “kartolina” mos-urimi ndaj Super Ligës me anë të ithtarëve të saj. Mesazhi është i qartë: duke prekur UEFA-n dhe paratë e saj, kanë prekur presidentin tone !
Mallkuar qoftë Barcelona dhe Reali! Haram tifo që kemi bërë për ta gjithë keto vite, gati sa nuk thuhet nëpër deklarata, sepse nuk e dinim se çfarë fshihej pas emrit të tyre të bukur dhe të madh! Tani, prisni, prisni, çdo te ndodh në fillim të vitit të ri: do nisë një fushatë brenda në familjen e FSHF-shë, ku militojnë mbi 100 punonjës, do të bëhet “vaksinimi”, që dashurinë që kishin për Realin dhe Barcelonën t’a kthejnë në urrejtje !
Sfidanti.al