Grup “ferri”, Shqipëria me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën

Shqipëria mëson kundërshtarët dhe grupin ku do të luajë europianin e dytë të historisë, atë në Gjermani që starton qershorin e vitit të ardhshëm. Në Hamburg u hodh shorti ku skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të sfidojë kundërshtarë shumë të fortë. 4 kupa bote, po akq Europe dhe një kundërshtar që dy botërorët e fundit ka bërë mjaft mirë. Spanja, Kroacia dhe Italia do të sfidojnë kuqezinjtë në fazën e grupeve të Euro 2024 ku dy skuadrat e para do të kualifikohen direkt dhe e treta do të shpresojë deri në fund për të orerë biletën e fazës me eleminim direkrt.

Për momentin, 21 ekipe kanë siguruar biletën për në turne: Gjermania, e kualifikuar si vendi pritës dhe 2 më të mirat e secilit prej 10 grupeve kualifikuese. Në vend të kësaj, 3 vendet e fundit të disponueshme do të caktohen përmes play-off-it, i cili do të luhet në mars 2024 dhe në të cilin do të marrin pjesë 12 ekipe të ndara në 3 grupe.

GRUPI A: Gjermania, Skocia, Hungaria, Zvicra
GRUPI B: Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria
GRUPI C:  Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia
GREPI D: Play Off fituesi A, Austria, Holanda, Franca
GRUPI E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Play Off fituesi B
GRUPI F: Turqia, Play Off fituesi C, Portugalia, Çekia

sfidanti.al