Pak minuta pasi mësoi kundërshtarët, Shqipëria mëson edhe datat e qytetet e ndeshjeve që do të lihen në Gjermani gjatë muajit qershor. Kështu, europiani kuqezi starton në 15 qershor me duelin kundër Italisë që do të luhet në Dortmund dhe 4 ditë më pas do të sfidojmë Kroacinë në Hamburg. Fazën e grupeve skuadra jonë do ta mbyllë në 24 qershor në qytetin e Dusseldorf kundër Kombëtares së Spanjës.
Sylvinho:
“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë. Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur”.
Ndërkohë, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic është shprehur:
“Shorti është i vështirë dhe dihet se kush janë rivalët. Ndeshjen hapëse e kemi kundër Spanjës në Berlin, do të jetë spektakël. Duhet tëstudiojmë me detaje shqiptarët pasi ishin shumë të mirë në kualifikuese”.
sfidanti.al