Broja konsolidon historinë me bukuroshen britanike

Duket se lidhja e dashurisë mes Armando Brojës dhe modeles britanike Xhej Alisa Uills ka shkuar në një tjetr nivel. Pak kohë më parë, futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen

Lidhja mes të dyve u përfol përpara disa javësh, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, tashmë çifti duket se e ka çuar këtë lidhje edhe më tej.

Në rrjetet sociale, blogerja ka publikuar një foto ku shfaqet me futbollistin shqiptar, ku shfaqen në shtëpi, të veshur sportivë e të përqafuar me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake. Duket se tashmë Broja dhe Xhej kanë nisur edhe të jetojnë së bashku, duke mos i kursyer fotot në shtëpinë e tyre. Ndonëse të lidhur vetëm prej pak kohësh, kjo lidhje duket tejet serioze, aq sa tashmë të dy dalin publikisht. Lidhja e tij me influenceren angleze ka nisur vetëm pak muaj më parë.

sfidanti.al