Brighton po rezulton një nga klubet më të suksesshëm të merkatos në Agli ku falë shitjeve që ka arritur të bëjë vitet e fundit ka arkëtuar më shumë se 500 milionë dollarë por në të njëjtën kohë nuk e ka dobësuar aspak skuadrën që vazhdon të shkëlqejë në fushë me lojë e rezultate. Një nga njerëzit kyç të klubit është padyshim trajneri italian De Zerbi ndërsa çelësi i suksesit qëndron te organizimi anormal i klubit bardheblu. Brighton nuk ka një drejtor teknik apo stortiv por një zyrë zbuluesish të talenteve të cilët mbledhin sa më shumë të dhëna. Kur trajneri u shkon me kërkesën për një mesfushor krahu apo sulmues me të dhëna të detajuara për këmbën më të fortë, krosimet, finalizimin apo të dhëna të tjera, ata i japin një emër dhe më pas klubi hidhet në sulm për të bërë ofertën pasi studion 6-7 alternativa duke u bazuar edhe në buxhetin që ka në dispozicion. CEO i klubit është njëriu kyç, ai qëndron gjatë gjithë kohës në ambjentet e Brighton dhe konsiderohet njeriu kryesor për mbylljen e marrëveshjeve për të rinjtë premtues nga e gjithë Europa. Brighton ka gjithashtu një nga strukturat më të organizuara dhe jo rastësisht të mëdhenjtë preferojnë t’i dërgojnë talentet e tyre pikërisht te Brighton. Rasti më i fundit është ai i talentit të Barcelonës, Ansu Fati. Japonezi Mitoma që është njeriu simbol i kësaj skuadre, u ble nga një universitet japonez, ndërsa Evan Ferguson nga skuadra amatore e Bohemians. Çdo 3 muaj, zyra e zbulimit të talenteve zhvillon mbledhje me bordin e klubit në mënyrë që të gjithë të jenë në një linjë mendimi. CEO i Brighton ka blerë edhe klubin e Saint-Gilloise në Belgjikë ku mund të rrisë lojtarët e tij të rinj sipas filozofisë së klubit anglez. I fundit në radhë është talenti Adingra i cili shpërtheu te belgët dhe po shkëlqen sot te skuadra e drejtuar nga italiani De Zerbi. Shitjet e McAllister, Colëill, Caicedo nuk e kanë dobësuar skuadrën dhe ky është një tregues i efikasitetit të punës mes zyrës së zbulimit të talenteve dhe strukturave të tjera të klubit.
sfidanti.al