Donnarumma garanton rikthimin e Italisë në Botëror

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma, ka dërguar një mesazh të qartë besimi përpara fazës vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se është plotësisht i bindur që “Azzurrët” nuk do të mungojnë në turneun më të madh të futbollit. “Italia nuk do të dështojë për herë të tretë. Kjo kombëtare do të jetë në Botëror, nuk kam asnjë dyshim”. Edhe pse Italia rrezikon të përballet për të tretën herë radhazi me “play-off”, që në dy tentativat e fundit i kanë rezultuar fatale, por Donnarumma nuk sheh arsye për shqetësim.

“Mësimet nga e kaluara vlejnë vetëm nëse mëson prej tyre. Ne nuk do të nënvlerësojmë askënd. Kjo skuadër e do njëra-tjetrën dhe do të jetë gati kur të vijë koha e play-off”. Ndeshjet gjysmëfinale të “play-off” do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026 – të dyja me nga një takim të vetëm. “Fjala play-off nuk na frikëson. Ky është një grup i shëndetshëm, i bashkuar dhe i bukur. E them me bindje – jemi mirë dhe në harmoni me njëri-tjetrin”, përfundoi portieri italian në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Italia ka një bilanc të përsosur nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Gennaro Gattuso, me fitoret 3-1 ndaj Estonisë dhe 3-0 ndaj Izraelit gjatë pushimit ndërkombëtar të tetorit. Aktualisht, “Azzurrët” renditen në vendin e dytë të Grupit I me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, tre më pak se Norvegjia që kryeson grupin.

sfidanti.al