Edi Reja me sy e vesh nga Kombëtarja, por më shumë nga trajneri Silvinjo, që pretendon se është një “Magelan” që zbulon emra të rinj, siç i quan ai ..talente. Fill pas ndeshjes miqësore me Jordaninë , ish- trajneri i Kombëtares,Reja, përgënjeshtron Silvinjon dhe ithtaret e tij..
“ Nuk ka lojtarë të rinj në Kombëtare. Ishin të gjithë me mua. Cilët janë ata që thonë se trajneri Silvinjo paska marrë lojtarë të rinj? Asani ishte zbulim i ri, apo Shehu dhe Hoxha që luanin tek Dinamo. Kam nxjerrë 50 lojtarë nga Shqipëria…”
Shyqyr zotit që në këtë garë nuk po futet edhe Xhani De Biazi se do të kishte plasur lufta e trajnerëve më të përkëdhelur, se cili ka zbuluar më shumë talente. Një gjë nuk ndryshon: De Biazi ishte i pari që vuri qeleshen tonë, që mësoi edhe veset tona.. mrekullisht. Reja ishte i pari nga trajnerët e huaj, që para se të vinte këmbë në FSHF, u prit në tempullin e politikës, në Kryeministri. Kurse ky i fundit ,Silvinjo, pati fatin e artë se “lindi” nga Kryeministria, bashkë me rrogën e tij ..”shtetërore”
Sfidanti.al