Asllani: Bëra mirë që u largova nga Interi

Kristjan Asllani foli edhe një herë për vendimin e tij për t’u larguar nga Interi në ditët e fundit të merkatos. Mesfushori shqiptar, që aktualisht është pjesë e Torinos tha: “Jam i zhgënjyer sepse lashë pas lojtarë fantastikë dhe një klub të shkëlqyer, por ndryshimi ishte një gjë e mirë për të gjithë. Për mua, për klubin. Jam i lumtur që jam lojtar i Torinos; e doja vërtet këtë gjë. Duke pasur një grup që më do, këtu te Torino më integruan në një mënyrë të bukur”, ka thënë mes të tjerash Asllani.


sfidanti.al