Sa herë jemi lutur për Armando Brojën, aq sa ka marrë dashuri e ledhka më shumë se sa ka dhënë në fushë. Më në fund goli erdhi, ndofta disa ditë me vonesë. Pritej të shënonte me Serbinë që të falej për “agjerimin e gjatë” para portës, por me golin nuk mund të fiksosh takim. Ka shënuar Armando Broja ndaj Jordanisë me një pasim artizanal të Asllanit, për të cilin kishim kohë që kishim hyrë në dietë…
Një gol që pati një dialog miklues në fushë, kur Broja i thotë Asllanit : “Perfekt !”. Gjesti edhe pse ka ndodhur në një miqësore të mbushur me gola si kjo me Jordaninë, ndez shpresën se dyshja që nuk mori peshën e duhur në ndeshjen me Serbinë, ka rastin të shfaqet kur të luajmë me Andorrën. Thonë se me të vegjëlit nuk na ecën mbarë, siç ndodhi me Gjiblatarin kur Broja dukej i vogel fare,pale sa frikë, të kthesh kokën pas më shumë se dy dekada, kur Andorra na mundi me 2 gola duke na dhënë shuplakën më historike…
Sfidanti.al