Dinamo në rënie të lirë ndërsa Kukësi gjen shpëtim në shtëpi dhe siguron një ekujlibër interesant që mund ta bëjë garën për mbijetesën shumë të luftuar. Verilindorët kaluan 1-0 Laçin ndërsa Dinamo City e ktheu në dramë sfidën e Elbasanit kundër Teutës ku pësoi tre gola në pjesën e dytë dhe doli sërish pa pikë. Kjo humbje detyroi edhe trajnerin italian Luigi di Biagio i cili ka njoftuar dorëheqjen pas disfatës.
Teuta dhe Kukësi kanë bërë hapa të rëndësishme, duke u shkëputur nga Dinamo që tashmë mbetet e vetme në fund në mbyllje të sfidave të sotme. Klasifiki i zonës së ftohtë shikon Dinamon të shkëputur ndërsa Kukësi, Teuta, Erzeni e tashmë edhe Skënderbeu janë në të njëjtat ujëra. Të hënën luhën ndeshjet Tirana-Egnatia dhe Erzeni-Partizani.
sfidanti.al