Gomez justifikohet për dopingun

Sulmuesi i Monza-s, Alejandro Gomez ka lëshuar një deklaratë pas pezullimit të tij me dy vite që rezultoi pozitiv në testet për doping.

“Pas historive të fundit të shkruara për shkeljen e mundshme të rregullave anti-doping, dëshiroj të informoj median dhe opinionin publik për sa vijon. Konfirmoj se kam marrë vendimin nga komisioni spanjoll antidoping se licenca ime është pezulluar për një periudhë dyvjeçare. Unë jo vetëm që kam respektuar me rigorozitet të gjitha rregullat, por edhe jam mbrojtës i fortë i sportit të pastër dhe sjelljes sportive, duke dënuar kategorikisht çdo formë dopingu. Shkelja e supozuar vjen nga prania e Terbutalinës në sistemin tim, të cilën e kam gëlltitur aksidentalisht me një lugë shurup kollë për djalin tim, për të lehtësuar kollën e tij. Është e rëndësishme të specifikohet se Terbutalina lejohet për atletët profesionistë dhe në asnjë mënyrë nuk përmirëson performancën në futboll”.

Argjentinasi nënshkroi vetëm këtë muaj me Monza-n si lojtar i lirë për të zëvendësuar Gianluca Caprarin, i cili pësoi një dëmtim të rëndë. Javën e kaluar rezultoi se ai kishte dështuar në një test dopingu ndërsa luante për Sevillan në nëntor 2022 dhe vetëm tani autoritetet spanjolle kanë vendosur ndalimin 2-vjeçar.

 sfidanti.al