Ajax në rrezik mbijetese

Në Holandë po konsumohet një tragjedi sportive pasi Ajax arriti me sukses të regjistronte humbjen e pestë në tetë javët e fundit duke u vënë sërish në shënjestër të tifozëve. Iutrecht që shënoi golin e suksesit 4-3 në fundin e ndeshjes duke kthyer në favor disavantazhin, ia doli mbanë të largohej me 3 pikë ndërsa tifozët miq detyruan arbitrin ta mbyllte ndeshjen përpara kohe.

Edhe pse ishin duke fituar deri në minutën e 71-të me rezultat 3-2, vendasit nuk u dorëzuan dhe në fund festuan. Kjo ishte humbja e katërt radhazi e skuadrës nga Amsterdami, që po vazhdon të thyejë rekorde, por për të keq. Ajax aktualisht është në vendin e 17-të, në vendin e parafundit në Eredivisie me vetëm 5 pikë.

sfidanti.al