Guardiola nuk ka një emër për pasardhësin te City

Pep Guardiola nuk preferon të flasë për pasuesin e tij kur ai të mos jetë më në drejtim të Manchester City. Trajneri i kampionëve të Europës është i qartë në këtë pikë pasi pyetet nga gazetërët në Angli.

“Nuk është puna ime. Nëse presidenti kërkon mendimin tim, unë do ta jap, por nuk është puna ime. Unë nuk jam drejtor sportiv. Nuk është përgjegjësia ime të them se çfarë po shkon mirë apo jo. Unë kam miq këtu. Nëse ata bëjnë një pyetje, unë do të përgjigjem”.

Në vijim ai shtoi:

“Man City po bën atë që Liverpool me Jurgen Klopp kanë bërë për shumë vite, duke fituar tituj me të njëjtin proces dhe të njëjtat ide. Mund të fitosh ose të humbasësh, por gjithmonë je një klub i qëndrueshëm. Kjo është këshilla që unë i jap klubit”.

sfidanti.al