Milano me 4 milionë tifozë në një sezon

Në sezonin 2022-2023 rekordin për numrin e tifozëve në stadium e mban Manchester United me 2.5 milionë, i ndjekur nga Barcelona me 2.3 dhe më pas vijnë dy milanezët Inter dhe Milan me një diferencë 115 mijë në favor të zikaltërve.

Vendi i pestë sërish për një italiane, Romën me 1.8 milionë e ndjekur nga Bayern, Borussia, Real Madrid që luajti në stadiumin e reduktuar dhe West Ham. Por askush nuk ka bërë më mirë se qyteti i Milanos gjatë sezonit të kaluar përsa i përket numrit të tifozëve në stadiume pasi Milan dhe Inter bashkë numërojnë rreth 4 milionë të pranishëm në “San Siro”. Të pjesëtuar për dy, secili klub numëron nga rreth 2 milionë.

sfidanti.al