Profesori rikthehet në drejtimin e Man. City-t

Pep Guardiola është rikthyer në stolin e Manchester City-t pas operacionit në shpinë që e mbajti jashtë për tre javë. Trajneri katalan ndodhej Barcelonë ku u operua dhe ndoqi gjithë fazën e rehabilitimit, ndërsa skuadrën e tij e drejtoi ndihmësi i parë Juan Manuel Lillo.

“Menaxheri u kthye në Akademinë e Futbollit të Cityt këtë javë pas shërimit të tij nga një operacion rutinë në shpinë në Spanjë muajin e kaluar”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kampion të Anglisë dhe Europës. City të shtunën do të vizitojë West Ham-in, ndërsa në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të martën e ardhshme do të luajë në shtëpi kundër Crvena Zvezda. Momentalisht Manchester City mban kryesimin e Premier League me 4 fitore në po kaq ndeshje.

sfidanti.al