Një kandidat pa pasaportë për Kombëtaren Shqiptare

Rafael Dwamena ka thyer çdo barrierë që në gjysmë-sezonin e parë me 11 gola por me fillimin e të dytit, furia e qëndërsulmuesit është përplasur mbi Kukësin dhe Erzenin. Partizani thjesht sa flirtoi me idenë për ta pasur në grup sepse presidenti Vrenozi nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë për lojtarin e tij simbol.

Anormal në një kampionat normal, 5 gola të shënuar në dy ndeshje kur janë konsumuar vetëm 3 javë dhe të mendosh që sezonin e kaluar i mbylli 5 muajt në Rrogozhinë me 11 realizime personale. Rreth 40 % e golave të sezonit të kaluar i ka arritur që në prekjet e para. Ndoshta i mungon pasaporta shqiptare për të qenë edhe ai një kandidat për Kombëtaren Kuqezi por kjo është një histori tjetër.

sfidanti.al