Pajtim Kasami gjen skuadër, transferohet te Sampdoria

Sampdoria ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasami. Prej shumë muajsh sulmuesi ishte një lojtar i lirë dhe klubi nga Gjenova ka marrë firmën e tij duke mos paguar asnjë qindarkë për kartonin e lojtarit që ka përfaqësuar Zvicrën.

Është vetë klubi italian që me anë të faqeve zyrtare që ka njoftuar nënshkrimin e një kontratë 1-vjeçare me djaloshin nga Struga. “UC Sampdoria njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për paraqitjet sportive të futbollistit Pajtim Kasami, lindur në Strugë, Maqedonia e Veriut, më 2 qershor 1992”, shkruan Sampdoria në faqen zyrtare në Tëitter. Kasami ka pasur disa eksperienca të rëndësishme në të shkuarën në kampionatet e Zvicrës, Greqisë dhe Anglisë ndërsa në Itali është aktivizuar me Palermon, ku numëron 14 paraqitje në Serie A, 7 në Ligën e Evropës dhe 2 ndeshje në Kupën e Italisë.

sfidanti.al