Reali pa “pykë” të mirëfilltë, Çelsi i ofron “galaktikëve” Lukakun

“Galaktikët” e Real Madrid kanë mbetur pa sulmues qendre dhe pas largimit të Benzemas, vetëm Joselu ishte afrimi në këtë repart, por një sulmues për të gjithë sezonin duke përfshirë kupën, kampionatin dhe Championsin nuk mjafton

Transferimi i Mbapes duket se nuk do të ndodhë këtë verë dhe është zbehur shumë si opsion në javët e fundit. Ndërkohë, Realit i ka ardhur në ndihmë Çelsi, që i ka ofruar Romelu Lukakun. Sulmuesi belg ka mbetur pa ekip duke qenë se Interi hoqi dorë prej tij, ashtu si edhe Juventusi. Ndërkaq, mediat spanjolle raportojnë se lojtari mund të kalojë në formë huazimi në Madrid, ku opsion do të jetë edhe blerja përfundimtare e kartonit në fund të sezoni për shumën e 40 milionë euro. Tashmë, mbetet të shihet se si do të veprojë Reali para një propozimi të tillë.

 

sfidanti.al