Aludimet ishin të shumta se akordi nuk ishte arritur dhe tanimë gjithçka po fillon të konkretizohet. Qendërmbrojtësi kroat i “demave” të RB Lajpcig, Josko Gvardiol është shumë pranë kalimit te “qytetarët” e Mançester Siti për shifrën rekord të 90 milionë eurove, shifër që do e bënte kroatin në mënyrë të menjëhershme, mbrojtësin më shtrenjtë në histori.
Klubet kanë rënë dakord për shumën e transferimit e sa i përket kontratës personale gjithçka është bërë gati një muaj më parë dhe pritet që ekzaminimet mjekësore, si dhe firmosja e kontratës së re të bëhet ditën e premte. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Gvardiol ishte padyshim protagonisti kryesor në prapavijën e Lajpcig, në plot 41 përballje të zhvilluara për “demat” në të gjitha kompeticionet, ku arriti gjithashtu të shënojë dhe 3 gola.
sfidanti.al