Prej disa ditësh tashmë, “gjigandët” arabë të Al-Hilal e Al-Ahli janë në “garë” për sigurimin e shërbimeve të “arkitektit” italian të mesfushës së PSG, Marko Verrati e mesa duket këtë të martë, që sapo lamë pas, “ylli” i “parisienëve” ka bërë zgjedhjen e tij.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat franceze, mesfushori italin preferon të transferohet tek Al-Hilal, me të cilët ka arritur dhe akordin për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 30 milionë euro në sezon. Në krahun tjetër, përsa i përket negociave mes klubeve, kampionët e PSG e kanë ulur çmimin e Verratit, tashmë 30-vjeçar në 50 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga bordi i arabëve.
sfidanti.al