I transferuar me shumë bujë, në tetorin e vitit 2020, nga “gjigandët” holandezë të Ajaks te “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, “fantazisti” holandez, Doni van de Bik nuk arriti dot të linte “gjurmën” e tij në Premier Ligë dhe tani është pranë nisjes së një “aventure” të re.
Për shërbimet e holandezit, tashmë 26-vjeçar interesohen spanjollët e Real Sociedad, të cilët kanë nisur negociatat paraprake si me përfaqësuesit e lojtarit, por edhe me atë të klubit anglez, teksa janë duke diskutuar me këta të fundit gjetjen e “formulës” së duhur për transferimin e “tulipanit”. Në krahun tjetër, kujtojmë se përgjatë 3 sezoneve të tij të fundit, të shpenzuara në Premier Ligë, mes Mançester Junajtid e Everton, Van de Bik ka zhvilluar gjithësej 67 përballje, në të cilat ka arritur të shënojë 3 gola, si dhe të dhurojë 2 asistime.
sfidanti.al