Pas një karriere të gjatë të shpenzuar në La Liga, mes Atletiko Madrid dhe rivalëve të tyre “galaktikëve” të Realit, tashmë e ardhmja e mesfushorit spanjoll, Markos Jorente, duket shumë larg “bardhekuqve” të Madridit.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, Atletiko ka arritur një marrëveshje të plotë me sauditët e Al-Ahli, me këta të fundit që do të derdhin 20 milion euro në arkat e spanjollëve për kartonin e Llorente. Përsa i përket kontratës personale të 28-vjeçarit, ende nuk është bërë asgjë me dije dhe pritet që të zbulohet më shumë kur të përfundojnë ekzaminimet mjekësore të spanjollit, të cilat priten të zhvillohen javën e ardhshme.
sfidanti.al