Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, por “fantazisti” i sulmit të Barcelonas, Usmane Dembele mund të quhet lojtari më i ri i “gjigandëve” francezë të PSG, me kampionët e Ligue 1, që kanë arritur një marrëveshje me “katalanasit” për të paguar 50 milionë eurot e klauzolës së francezit.
Pavarësisht, se klauzola skadonte mbrëmjen e së hënës që sapo lamë pas, klubet nënshkruan një para-kontratë, për ta bërë klauzolën të vlefshme edhe për javën e parë të muajit gusht, kur pritet të përfundojnë negociatat për 26-vjeçarin. Në krahun tjetër, Dembele ka nënshkruar një para-kontratë me “gjigandët” fracneze, të vlefshme për 5 sezonet e ardhshme, ku do të paguhet plot 15 milionë euro në sezon dhe tanimë e vetmja gjë çka mbetet është zyrtarizimi i këtij operacioni.
sfidanti.al