Al-Hilal arrin akordin me Veratin, Al-Ahli me PSG, negociatat në “udhëkryq”

Prej pothuajse një jave, “arkitekti” i mesfushës së PSG, Marko Verati ka arritur një marrëveshje verbale, me “gjigandët” sauditë të Al-Hilal, mirëpo këta të fundit nuk janë i vetmi klub arab që intersohet për shërbimet e italianit.

Skuadra e Al-Ahli ka nisur negociatat me kampionët e PSG për shërbimet e 30-vjeçarit, me teknikun, Matias Jasle që i pëlqen shumë stili i lojës së italianit dhe do të nisë personalisht negociatat me “yllin” e mesfushës. Tashmë, situata ka mbetur në një “udhëkryq”, me skuadrën e Al-Hilal që ka gjetur akordin me italianin për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro, ndërsa në krahun tjetër, skuadra e Al-Ahly është e gatshme të plotësojë kërkesat ekonomike të PSG dhe nuk na mbetet gjë tjetër veç të presin e të shikojmë se si do të shkojë kjo përballje arabësh.

 

sfidanti.al