Barça fillon kërkimet për post-Dembele, në listë dhe “ylli” i Bajern

Me “fantazistin” francez, Usmane Dembele, pranë largimit drejt “gjigandëve” francezë të PSG, tashmë “katalanasit” e Barcelona janë duke menduar për një lojtar që mund ta zëvendësoje denjësisht 26-vjeçarin në krahët e sulmit.

Në listën e “dëshiruarve” nga bordi i “bluagranave”, tashmë ka hyrë dhe një lojtar i ri, tepër “shpërthyes” e “vrastar” në krahët e fushës. Bëhet fjalë për anësorin e Bayern Mynih, Liroi Sane, mirëpo transferimi i gjermanit në “Kamp Nou” duket disi i “pamundur”. Sane, nuk dëshiron dhe as nuk e ka çuar ndërmend largimin nga “bavarezët” e Mynihut këtë verë, teksa pritet të vendosë verën e ardhshëm për të ardhmen e tij. Megjithatë, Barça nuk duket se do të “dorëzohet” kaq lehtë, për “yllin” gjerman, i cili sezonin e shkuar arriti të shënojë 14 gola e të dhuroj 10 asistime në 44 paraqitjet e zhvilluar për kampionët e Bundesliga.

 

sfidanti.al