Ende nuk ka shënuar te Milan, “fantazisti” belg në “radarët” evropianë

I transferuar me shumë bujë nga kampionët belg të Klub Bruzh, për shifrën e 35 milionë eurove, “fantazisti” i “djajve” të Milan, Çarls De Ketelere nuk arriti dot të shkëlqejë me fanellën e “kuqezinjve” dhe këtë verë mund t’i japë atyre “lamtumirën”, pa shënuar ende golin e parë.

Për shërbimet e 22-vjeçarit interesohen deri më tani 3 ekipe nga 3 kampionate të ndryshme e më konkretisht, Aston Vila nga Premier Liga, Olimpik Marsej nga Ligue 1 dhe PSV nga Eredivisie holandeze. Pas shpenzimeve të shumta këtë merkato, ku kanë afruar deri më tani plot 9 lojtar, bordi i Milan kërkon të sigurojë të ardhur nga belgu e për këtë arsye nuk pranon asnjë opsion huazimi, por vetëm shitjen e tij për 28 milionë euro.

 

sfidanti.al