Ashtu siç pritej, “demat e kuq” të Partizanit arritën një fitore bindëse ndaj andorrasve të Atletik Eskaldes në “Air Albania”, teksa i mundën këta të fundit me rezultatin e thellë, 3 me 0.
Sipari i golave u hap që në minutën e 28’ të sfidës me “bomberin”, Tedi Cara që gjen rrugën e rrjetës me një goditje potente para kuadratit kundërshtar. Mirëpo pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq pasi në minutë e 45+1’, Cara tundi sërish rrjetën e Eskaldes, duke hipotekuar kualifikimin.
Me nisjen e pjesës së dytë, autori i dopietës do të kthehej sërish në protagonist, me Carën, që kësaj here dhuron “shou” për tifozat e “kuq” të Partizanit dhe dërgon një pasim fantastik për Rrapajn, i cili e çon rezultatin në 3 me 0.
Ndërkaq, duhet kujtuar se në raundin tjetër, “demat” e kryeqtetit do të kenë përballë, letonezët e Valmiera.
sfidanti.al