Gjithçka zyrtare, Edinson Kavani kalon te Boka Xhuniors

Tashmë gjithçka është zyrtare. “Bomberi” uruguajan, Edinson Kavani është lojtari më i ri i kampionëve argjentinas të Boka Xhuniors, duke mbyllur kështu “epokën” e tij në futbollin evropian, pas eksperiencave te Palermo, Napoli, PSG, Mançester Junajtid e Valencia.

Në klubin e tij të ri, “El Matador” do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, fanellë e cila më herët është mbajtur nga “legjenda” të futbollit argjentinas, si Maradona e Rikelme. Përsa i përket kontratës personale, 36-vjeçari ka firmos me argjentinasit këtë të hënë, një kontratë me afat skadence, në dhejtorin e vitit 2024. Pas nënshkrimit, Kavani tha dhe fjalët e para si lojtari më i ri i argjentinasve, teksa u shpreh se ndihet shumë i nderuar që do të luajë për një klub si Boka Xhuniors, teksa i ka konsideruar këta të fundit si klubin më të madh në Argjentinë.

“Është një nder për mua të luaj për Boka Xhuniors. Është klubi më i madh në Argjentinë dhe këtu kanë luajtur legjenda të mëdha të futbollit botëror, premtoj se do të jap maksimumin për fanellën dhe për të bërë të lumtur tifozët”,- u shpreh “bomberi” uruguajan.

 

sfidanti.al