Edhe Zekiç si italiani Kolela : S’luhet kështu në Europë!

Hajde gjeje me këta trajnerët e Partizanit!  Kur luante në kampionat Partizaqni dhe trjaner ishte  Kolela, italiani u lodh duke thënë , deri në javët e fundit, se nuk jemi për titull kampion!  Partizani e “tradhëtoi” profesorin, u shpall kampion dhe Kolela iku me “not” në Itali, duke paguar  kundershtinë e tij ndaj fuqisë  së “zotave”. Tani që Partizani luan në Europë, tamam tamam në Konferencë Ligë, që kapërceu edhe turin me ekipin Andorian, Ateltik Eskaldes , trajneri kroat Zekiç mban frena kur të gjithë gëzohen: “ Nuk luhet kështu në Europë!”…

Luhet apo s’luhet kështu, kujdes edhe ti profesor Zekiç, sepse Kolela është në shtëpi edhe pse doli kampion. Po çfarë ndodhi me ekpin liliput nga Andorra, që titujt e gazetave e japin sikur ishte një fitore e lehtë. O zot si ishin ato 30  apo 35 minutat e para! Thuhej se ekipit nga Andora i kishin ikur 8 futbollistë bashkë me trajnerin, por në atë gjysmë ore dukej sikur kjo gjëmë i kishte ndodhur Partizanit dhe jo atyre. Një zot e di pse nuk shënun dot gol , por  do të pendohen gjatë, pasi ajo që ndodhi më tej ishte një ndryshim kokë e këmbë .  Partizani u ngjall,  mori frenat e lojës, dominoi dhe shënoi 3 gola sa për të qetësuar tifozet dhe …ndërgjegjen e tij.

E kuptojmë, por dhe nuk e kuptojnë të gjithë, kur trajneti Zekiç i bie kamabanës se me këtë lojë pa shumë ide  nuk ecet në Europë. Deri tani na ka shtyrë fati i shortit, por në futboll  më shumë se fati vlen logjika e lojës…

 

Sfidanti.al