“Saga” Kejn drejt fundit, “bavarezët” gati për ofertën finale

Në Londër tashmë gjithçka është vendosur, për “bomberin” Herri Kejn, me Presidentin e Totenhem, Daniel Levi, i cili i ka dhënë 29-vjeçarit ultimatumin e fundit për këtë merkato vere ose rinovimin ose kalimin zyrtar në listën e transferimeve.

Në gatishmëri për të përfituar nga kjo situatë janë “bavarezët” e Bajern Mynih, të cilët sipas raportimeve më të fundit nga tabolidet britanike do të paraqesin këtë javë një ofertë të re për sulmuesin, ofertë kjo e cila kap vlerën e 116 milionë eurove, shumë më shumë seç kishte planifikuar fillimisht bordi i gjermanëve për të shpenzuar. Ndërkaq, kujtojmë se negociatat mes Bajern e Totenhem kanë filluar prej disa javësh për transferimin e Kane dhe deri më tani, londinezët kanë refuzuar 2 oferta të kampionëve gjermanë fillimisht atë prej 70 milionë eurosh e më pas një ofertë tjetër prej 80 milionë eurosh.

 

sfidanti.al