Me Manuel Nojer drejt mbylljes së karrierës dhe zviceranin Yan Somer, në prag largimi drejt “zikaltërve” të Inter, bordi i “bavarezëve” të Bayern Munich ka nisur kërkimet për një portier të ri dhe mesa duket e ka gjetur.
Bëhet fjalë për “gardianin” maroken të portës së “andaluzianëve” të Sevijas, Bono, me këtë të fundit, që nuk ka shkuar me klubin në turneu parasezonal në Gjermani dhe tashmë është i gatshmë të dëgjojë propozimet për transferimin e tij. Për kartonin e marokenit, i cili ishte padyshim protagonist në rrugëtimin e Kombëtares së Marokut në Botërorin e Katarit, si dhe në triumfin e Sevijas në Europa Ligë, përveç “bavarezëve” interesohen gjithashtu dhe kampionët francezë të PSG, si dhe arabët e Al-Naser.
sfidanti.al