Atletiko me mesfushor të ri, objektivi “ylli” i Totenhem

Pavarësisht formës së keqe, që skuadra e Totenhem kaloi sezonin e shkuar, mesfushori danez, Pierr-Emil Hojbjerg u kthye në një “lider” të vërtetë, në organikën e lojës së “londinezëve” duke u dhënë atyre më shumë siguri e hapësirë.

Performanca të tilla e kanë kthyer 27-vjeçarin në “objektivin” kryesor të “gjigandëve” spanjollë të Atletiko Madrid, me danezin që i përshtatet mjaft mirë skemave të teknikut argjentinas, Diego Simeone dhe mesa duket danezi kërkon gjithashtu një kalim te “los kolçoneros”. Hojbjerg ka gjetur akordin me klubin spanjoll përsa i përket kontratës personale dhe tanimë mjafton vetëm gjetja e akordit mes Aletiko e Totenhem, akordi i cili duket se do të vijë shumë shpejt, pasi vetë klubi londinez është i gatshëm ta lërë danezin të largohet.

 

sfidanti.al