Pritjes i erdhi fundit dhe pas 21 etapave të gjata e rraskapitëse, danezi Jonas Vingegard ka arritur të fitojë medaljen e artë në Turin e Francës, ndërsa pas tij u rendit slloveni Tadej Pogaçar e britaniku Adam Yates.
Triumfi i çiklistët të skuadrës “Xhambo-Visma” erdhi pas përfundimit të etapës së 21-të, e cila ashtu siç e do “zakoni” u mbyll në Paris, shumë pranë Kullës Ejfel. Etapa e fundit ishte e gjatë plot 115.5 km dhe u fitua nga belgu Zhordi Meus i skuadrës së “Bora-Hangsrohe”, mirëpo nuk ndikoi aspak në renditjen përfundimtare me danezin, që prej kohësh tashmë e kishte siguruar fitoren, teksa ishte plot 7 minuta e 29 sekonda larg sllovenit Pogaçar, të vendit të dytë të renditjes përfundimtare.
sfidanti.al