Pas një aventurë të shkrutër 6-mujore te “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, ku kërkonte të qëndronte, por nuk arriti dot të kthehej në një protagonist, mesfushori austriak i Bajern Myhin, Marsel Sabitcer ka nisur ditën e sotme “aventurën” e tij të re.
Ish-“ylli” i mesfushës së Lajpcig, tashmë ka nisur “epokën” e tij, te një tjetër skuadër gjermane, te “verdhezinjtë” e Borusias së Dortmundit, me këta të fundit që paguan “bavarezët” plot 19 milionë euro. Përsa i përket kontratës personale, Sabitcer do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare te klubi i tij ri, mirëpo detaje të pagës ende nuk janë bërë publike dhe pritet që të mësohen në ditët në vijim.
sfidanti.al