Padyshim kjo merkato vere është një nga më të “çmendurat” e viteve të fundit, me klubet arabe që po shpenzojnë para pa hesapë, vetëm e vetëm për ta vendosur kampionatin e tyre në qendrën e vëmendjes.
Pas nënshkrimit me emra të mëdhenj të futbollit evropian, tanimë arabët kanë filluar të interesohen për çfarëdolloj lojtari, mjafton të ketë luajtur në Evropë, mirëpo objektivi i fundit është ndryshe nga të tjerët e për këtë aryse sauditët e Al-Naser kanë vendosur t’i japin plot 200 milionë euro për 5 sezone. Bëhet fjalë për anësorin e Barcelonës, Osman Dembele, i cili pavarësisht shumë së majme të ofruar e ka refuzuar kërkersën e arabëve dhe kërkon të vazhdojë karrierën e tij i pashqetësuar te Barça.
sfidanti.al