Al-Hilal gjen “zgjidhjen”, gati 400 milionë euro për Mbape

Saga e Kiljan Mbape te francezët e PSG, duket ende shumë larg përfundimit me bordin e “parisienëve” që kërkojnë largimin e tij për 200 milionë euro ose rinovimin, ndërsa “ylli” i sulmit kërkon një kalim të menjëhershëm te Real Madrid, mirëpo ditën e sotme gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Tanimë, në garën për shërbimet e 24-vjeçarit kanë hyrë seriozisht dhe arabët e Al-Hilal, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 200 milionë eurot e kërkuara nga PSG, si dhe t’i ofrojë Mbapesë një kontratë 2-vjeçare me vlerë 400 milionë euro dhe nuk mbaron me kaq, pasi në të thuhet se do të ketë një klauzolë favorizuese dhe “galaktikët” e Realit të Madridit, të cilët duan të nënshkruajnë me francezin në verën e vitit 2024. Në të tilla kushta, Al-Hilal duket zgjidhja më e mirë për Mbape, pasi do t’i linte më shumë kohë të “stërvitej”.

 

sfidanti.al